Mijëra refugjatë janë detyruar të lënë vendet e tyre për shkak të konflikteve dhe luftrave. Një pjesë pasi udhetojne ne kembe per qindra kilometra hyjne edhe ne territorin shqiptar. Emigrantet strehohen në qendrën e azilkërkuesve në Babrru me synimin per tu larguar nje dite drejt vendeve te bashkimit europian.

 

“Jam  nga Algjeria, kam vetëm tre ditë që kam ardhur dhe dua të largohem për në Kosovë, ose për në Bosnjë. Nga vendi im jemi shume, ndoshta rreth 400 persona  pjesa tjetër janë rrugës për këtu duke ardhur në këmbë, nëpër male. Duam që më pas të  shkojmë në  Gjermani apo Francë. Këtë duam ne, sepse vendi jonë nuk është i mirë për të jetuar.”

 

Mes refugjateve ka edhe minorenë, të cilët kane lene familjet ne vendin e tyre në kërkim të një jetese më të mirë.

 

“Vij Nga Egjipti. Kam 7 ditë që kam ardhur në azil. Kam ardhur vetëm, familjen e kam në Egjipt. Jam 17 vjeç, synimi im është të shkoj dhe të punoj në Gjermani.”

 

Në këtë qendër ka refugjatë nga Siria, Afganistani, Pakistani si dhe kombësi të tjera.

 

“Kaluam nga Turqia në Shqipëri. Do shkojmë nga Mal i Zi në Serbi, pastaj në Gjermani.  Kam ardhur para një dite nga Maroku. Ka dhe të tjerë që kanë ardhur nga Siria, Algjeria, Pakistani, Afganistani.”

 

Vitet e fundit refugjatët e kanë parë Shqipërinë si një urë kalimi për t’u zhvendosur më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re