Refugjatët sirianë në provincën jugore të Turqisë, Hatay, kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre në zonat e Sirisë që ndodhen brenda zonave të deeskalimit, ku veprimet e agresorit janë të ndaluara.
Refugjatët që kanë lëshuar shtëpitë e tyre nga provinca veriperëndimore e Sirisë, Idlib, filluan të largohen nga Hatay në mesin e muajit tetor, pasi ushtria turke themeloi një sërë pikash vëzhgimi për të monitoruar zonën e deeskalimit të Idlibit.
Afërsisht katër mijë refugjatë u kthyen në shtëpitë e tyre në Idlib në gjysmën e dytë të tetorit, pas të cilëve edhe një mijë të tjerë në javën e parë të nëntorit.
Zonat e deeskalimit u themeluan si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në maj në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit, e cila shërbeu si shtete garantuese për një marrëveshje të mëparshme të armëpushimit.
Pas kalimit përmes një pike kontrolli të sigurisë në Hatay, refugjatët tani janë duke kaluar kufirin në veri të Sirisë përpara se të kthehen në vendlindjet e tyre, të cilat tani janë të siguruara nga ushtarët turq, shkruan aa. 55 vjeçari Mohamed Keyha, iku në Hatay nga fshati i tij në Idlib me gruan dhe dy fëmijët e tij gati katër vjet më parë.
“Ne vendosëm të ktheheshim në shtëpi pasi dëgjuam lajmin e mirë, se trupat turke kishin mbërritur në Idlib. Shpresoj që ushtarët turq të bëjnë një punë të mirë atje. Turqia do të jetë gjithmonë shtëpia jonë e dytë”, tha Keyha.
Ndërkaq, 22 vjeçari Ahmed Moustafa Jemil, banor i Idlibit, i cili gjithashtu iku nga qyteti i tij i lindjes për në Turqi dy vjet më parë, tha se: “Kur dëgjova se ushtarët turq po siguronin mbrojtje atje, unë vendosa të kthehem prapa në vendin tim”.
Shadi Mohamed Abdelselam, një refugjat tjetër nga Idlbi, i cili ka qëndruar në Turqi për katët vitet e fundit, tha se: “Tani do të kthehem në vendin tim. Nëse ka armëpushim, unë do ta kthej edhe gruan dhe prindërit. Shumica e refugjatëve sirianë vetëm duan të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë në paqe”.
Siria sapo ka filluar të dalë nga një luftë shkatërruese qytetarë që filloi në fillim të vitit 2011, kur regjimi i Assadit u përplas me protestat pro-demokratike me një trazirë të papritur.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re