Kryeministri Edi Rama ka komentuar refuzimin e homologut të tij në Prishtinë Albin Kurti për ta pritur në takim bilateral gjatë turit të tij në Ballkan që nisi sot.

20.6.2022-ZKM-8-780x439

Rama u shpreh se nuk mund të interpretojë qëndrimet e Kurtit duke theksuar se gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të takohen dhe të flasin, aq më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme.

“Nuk kam ardhur të shpjegoj, ta interpretoj qëndrimin e Albinit. Gjëja me e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen, të flasin, për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar mbase e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Kemi komunikuar, në fakt jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë ë vështirë”, është shprehur Rama në Klan Kosova.

Ai u shpreh se ka pasur një keqkuptim në Kosovë sikur anulimi i mbledhjes së dy qeverive javën e kaluar ka ardhur si rezultat i masave të Bashkimit Europian ndaj Prishtinës.

 “Ka edhe keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes së qeverive ka ardhur si rezultat i masave të BE. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Kam kërkuar me insistim nga Albini që të bëjmë një takim të dy bashkë sepse kam dashur t’i përcjell disa shqetësime dhe kam dashur ta lehtësoj pozicionin e Kosovës. Nuk ka qenë i mundur takimi, nuk e di pse. Albini ka qenë shumë i zënë, ka pasur punë të tjera, nuk e di!

“Takimi nuk ka ndodhur. Nuk kam fjalë për ta interpretuar. Çfarë thike është që një mbledhje mes dy qeverish për marrëveshje të dakordësuara të mbahet kur ka gjëra të tjera më me rëndësi. Është e kundërta e thikës. Shtrirja e dorës për të qenë së bashku për ta kuptuar më shumë njëri-tjetrin. Nuk mund të bëhet me ato që dëgjojmë nga televizioni. Ideja që anulimi është thikë, qëndrimi i Kosovës është i duhur dhe gjithë bota e ka gabim. Nuk është kështu”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re