Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të refuzuar takimin kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Në një intervistë në Panorama TV, Vokshi u shpreh se Rama do të mbahet mend si kryeministri që në asnjë rast nuk ka shërbyer çështjes kombëtare por ka mbajtur vetëm anën e serbëve.

“Qëndrimi i PD është bërë i qartë nga kryetar i PD dhe nga deklarata e djeshme e përcjellë të mediat. Ajo që dua të theksoj është fakti se Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që nnë asnjë rast nuk i ka shërbyer çështjes kombëtare.

Gjithmonë mban anën e serbëve. Duke pretenduar se është lider global ka dërhuar një draft marrëbeshje pa e konsultuar me Albin Kurtin dhe palën kosovare. Është një akt që nuk duhet të ishte ndërmarrë nga kryeministri shqiptar. Ishte Edi Rama ai që në mënyrë të njëanshme deklaroi mosmbajtjen e mbledhjes së dy qeverive. Ajo që mund të them është karma”, deklaroi Vokshi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re