Kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc Enver Ramadani, foli për “Fax News” lidhur me refuzimin nga qeveria Serbe për ti dhënë titullin “qytetar nderi” ministrit të jashtëm shqiptar, Gent Cakaj. Ramadani tha se Cakaj e meriton këtë titull, falë punës të vazhdueshme që ka bërë për Luginën e Preshevës duke i pajisur nxënësit me libra shqip dhe unifikimin e parive politike shqiptare.
“Të them të drejtën Gent Cakaj ka bërë një punë të jashtëzakonshme, kohëve të fundit për Luginën e Preshevës, veçanërisht për komunën e Bujanocit. Ai me një sërë aktivitetesh që i ka marrë nga qeveria shqiptare, ka bërë që unifikimin e partive politike shqiptare ta bëjë duke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që për herë të parë kanë fituar 3 deputetë. Njëkohësisht është angazhuar për sjelljen e teksteve arsimore që nga kalas e parë deri në të tetën për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, që nga ana e qeverisë së Serbisë nuk ka pasur mirëkuptim, që e ka edhe me kushtetutë ta rregullojë këtë çështje. Falë aktivitetit të tij na ka bërë neve Kuvendin të Komunës së Bujanoc it të mendojmë që Cakaj të shpallet “qytetar nderi”,- theksoi Kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc
Ramadani theksoi se janë respektuar të gjitha masat ligjore lidhur me propozimin “qytetar nderi” ndaj Gent Cakaj, dhe se Serbia po e përdor për retorikë politike veprimtarinë dhe deklaratat e ministrit të jashtëm.
“Nga 26 këshilltarë sa i ka kuvendi komunal i Bujanovcit ne kemi nisur një iniciativë me të cilën kemi propozuar që vetë Gent Cakaj tl shpallet qytetar nderi duke i respektuar të gjitha normat ligjore. Beogradit zyrtarë e pengon unifikimin i partive politike shqiptare që të marrin pjesë në parlament nga 250 deputetë, 244 janë në pozitë dhe për vetëm 3 shqiptarë janë në opozitë bashkë me 3 deputetë të nacionaliteti boshnjak. Kjo tregon se Serbia nuk do të përfaqësojë shqiptarët në organet shtetërore dhe se kjo iniciativë e Gent Cakaj, që shqiptarët ti kërkojnë të drejtat e veta në mënyrë institucionale po i pengon, në këtë rast edhe reagimi i ministres ishte se, kuvendi komunal i Bujanovcit i ka ndjekur të gjitha procedurat edhe arsyetimi i kuvendarëve është krejt në rregull, por i pengon diçka tjetër me të cilin ajo tregon se ka bërë edhe një punë tjetër për unifikimin e partive dhe formimin e kualicionit të partive politike shqiptare në Bujanovc. Gjithashtu disa deklarata të ministres lidhur me atë që Cakaj ka thënë se Serbia ka kryer gjenocit në Kosovë. Këto janë retorikat politike që i bëhen çdo shqiptari qoftë Edi Rama apo Gent Cakaj”- tha Ramadani
(E.G/Faxweb.al)
/faxweb
