Gruaja në krye të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi tha të martën se Presidenti Trump do të “mbahet përgjegjës”, e kjo pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të refuzonte të bashkëpunonte në një hetim të nisur nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Shtëpia e Bardhë duhet të paralajmërohet se përpjekjet e mëtejshme për të fshehur të vërtetën nga populli amerikan në lidhje me abuzimin e pushtetit të presidentit do të konsiderohen si dëshmi shtesë e pengesave”, tha demokratja Pelosi.

“Z. President, ju nuk jeni mbi ligjin. Do të mbani përgjegjësi”, tha ajo pasi.

Letra me tetë faqe, e nënshkruar nga avokati i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, iu dërgua Pelosit dhe anëtarëve demokratë të Komisionit për Inteligjencë, Punë të Jashtme dhe Mbikëqyrje.

Pelosi pretendon se hetimi i tërheqjes është kushtetues dhe se nuk kërkohet votim në këtë kohë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Shtëpia e Bardhë pretendon se të tre hetimet për tërheqjen në historinë amerikane – kundër Presidentit Andrew Johnson, Richard Nixon dhe Bill Klinton – përfshinë votat e Dhomës së Përfaqësuesve, dhe se kjo duhet të shërbejë si një precedent për tërheqjen e Presidentit Donald Trump.

E gjitha vjen pas akuzave se Trump ka tentuar të nxisë presidetin ukrainas Volodymyr Zelensky, që të hetojë rivalin e tij të mundshëm për Presidencialet 2020, Joe Biden, si dhe djalin e tij Hunter, anëtar i bordit të Energjisë së Ukrainës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re