Skip to content

Refuzohet heqja e akuzës ndaj themeluesit të WikiLeaks

170519 file julian assange ew 839a 542cc48fa964f8d898874dbed811c882.nbcnews ux 2880 1000

Një gjykatë britanike ka refuzuar që të pushojë akuzat ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili për më shumë se pesë vite, po i shmanget drejtësisë duke qëndruar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Gjyqtarja Emma Arbuthnot sot ka hedhur poshtë argumentet e avokatëve të Assange, se nuk është më në interes të publikut për t’u arrestuar ai me akuzat e ngritura në vitin 2012, i cili ka kërkuar strehim në ambasadën e Ekuadorit për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku prokurorët hetonin akuzat për sulm seksual dhe përdhunim të bëra ndaj dy grave, të cilat akuza ai i ka mohuar.

Arbuthnot tha se Assange duhet të vijë në gjykatë dhe të paraqes rastin e tij si çdo i pandehur tjetër.

“Kam përshtypje, se ai është një njeri i cili dëshiron të imponojë kushtet e tij, në rrjedhën e drejtësisë”, tha ajo. /kp/.