Socialistët kanë refuzuar kandidaturën e Simon Mirakës për të qenë anëtar i autoritetit për hapjen e dosjeve. Arsyeja e vetme për rrëzimin e Mirakës, i cili mori votat e shumicës në Komisionin e Ligjeve, është mbështetja që ai ka marrë nga kryetari i PD, Sali berisha.

 

TAULANT BALLAKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

“Ne nuk kemi asnjë me kandidaturën e zotit Miraka. Jemi të gatshëm ta votojmë përsëri nëse nga lista e propozuesve hiqet emri i katranit me bojë. Do ishte fyerje për vetë zotin Miraka që në listën e propozuesve është vetë Katrani.”

 

SALI BERISHAKRYETAR I PD

“Diskriminim klasor u bëni të përndjekurve politikë, me një akt të shëmtuar sot refuzuat Simon Mirakën, njërin nga ikonat e vuajtjes së persekutimit, i një familje të shkëlqyer, dhe në kombinim, individë që i lidh krimi i fshinë emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.”

 

 

Sali Berisha nuk sulmoi vetëm mazhorancën për rrëzimin e kandidaturës së Mirakës, por edhe Gazment Bardhin, i cili në Komisionin e Ligjeve doli kundër Simon Mirakës me arsyetimin që kandidatura e tij është mbështetur nga Sali Berisha.

 

Për shkak të mbështetjes që gëzon Simon Miraka, deputetët që mbështesin Enkelejd Alibeajn kanë sqaruar se ata nuk ishin kundër kandidaturës së tij. Në një deklaratë për mediat, deputetët theksuan se ata kanë dalë kundër faktit që vinte si propozim i Sali Berishës.