Mëngjesi i ditës së djeshme do të ishte i fundit për 62 vjeçaren Hava Osmënaj. Banesa e saj në katin e tretë të një pallati në zonën e Astirit mori flakë dhe gruaja së bashku me të birin u hodhën nga lartësia, në një tentativë të dëshpëruar për t’i shpëtuar flakëve. Gruaja ndërroi jetë fatkeqësisht…

62 vjeçarja mund ta kishte evituar këtë tragjedi, pasi ajo arriti të dalë nga shtëpia në çastin kur pa që flakët po përpinin apartamentin. Por kjo nënë u rikthye në banesë sepse refuzoi të linte të birin 36 vjeçar i cili ndodhej ende atje.

E ky refuzim, kjo sakrificë, ishte e fundit për këtë nënë, por jo e para. Siç raporton media, policia kishte ardhur disa herë në banesën e të ndjerës. Kallëzime të ndryshme ishin bërë nga fqinjët, pasi 62 vjeçarja ishte grindur e përballur disa herë me dhunën e të birit 36 vjeçar.

Pavarësisht dhunës ndaj saj, 62 vjeçarja kishte refuzuar të kallëzonte të birin apo të merrte një urdhër mbrojtje.

Lexo edhe: Ngjarja tragjike në Astir, nëna del nga banesa në flakë, por rikthehet të shpëtojë djalin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re