Pasditen e djeshme i deleguari politik Damian Gjiknuri ka mbledhur asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark me zonat ku do të punojnë.

Gjiknuri mësohet se ka lexuar një letër mesazh nga kryeministri Edi Rama, i cili ka surprizuar të pranishmit në sallë, ku shkruhej se ish-kryebashkiaku  Dritan Leli nuk di të jetë më pjesë e fushtës së PS-së në Vlorë.

Mësohet se në letrën e dërguar nga kreu i qeverisë, është thënë se Dritan Leli është i lirë nëse të ndjekë privatisht fushatën, apo ndonjë kandidat për deputet që ai mbështet.

Letra është lexuar nga i deleguari politik Damian Gjiknuri përpara asamblesë në Teatrin ‘Petro Marko’, mbledhje e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Qendrimi i kryeministrit vjen pasi kryebashkiaku refuzoi propozimin e Edi Ramës për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Pak ditë më parë, duke folur mbi refuzimin e Dritan Lelit për të qenë pjesë e ekipit të kandidatëve për deputetë, Edi Rama tha: “Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij“.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re