Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës ditën e djeshme, ku u shpreh se ka refuzuar një ofertë ‘marramendëse’ nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër.

❗ U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse.

“Një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së George Sorosit, se vetëm për TAP-in, Sali Berishës i janë propozuar shumat më përrrallore që mund t’i imagjinojë kush.

Por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe interesave të Bashkimit Evropian, pasi isha i bindur se një dar gazi nga veriu dhe jugu ishte gjëja më e keqe për Shqipërinë dhe Evropën. Më janë ofruar nga Gazprom”, tha Berisha në një deklaratë jashtë Kuvendit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re