Kryetari i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, zbardhi listën me 41 institucione të qeverisjes qendrore dhe lokale, që nuk kanë kthyer akoma përgjigjet për kërkesat e komisionit për hetim. Institucionet janë që nga Ministria e Brendshme apo e Rindërtimit deri tek Bashkia e Tiranës dhe 27 bashki të tjera.

Intitucionet:

1.      Drejtoria e përgjithshme e arsimit prauniversitar, nuk ka kthyer përgjigje.2.      Inspektorati i mbikqyrjeses se tregut, nuk ka kthyer përgjigje.3.      Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, nuk ka kthyer përgjigje.4.      Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, nuk ka kthyer përgjigje.5.      Këshilli Kombëtar i Territorit, nuk ka kthyer përgjigje.6.      Minisitria e Brendshme7.      Minisrtia e Arsimit8.      Ministria e Drejtësië9.      Ministria e Mbrojtjes10.  Ministria e Kulturës11.  Ministria e Turizmit12.  Shërbimi Informativ Shtetëror13.  Drejtoria e Policisë së Shtetit

Bashkitë të cilat nuk kanë kthyer përgjigje:

1.    Berat2.    Kuçovë3.    Diber4.    Kruje5.    Cerrik6.    Patos7.    Lushnjë8.    Divjakë9.    Libohovë10. Tepelenë11. Këlcyrë12. Shkodër13. Dropull14. Korçë15. Maliq16. Pustec17. Tropojë18. Lezhë19. Mirditë20. Vau i Dejës21. Pukë22. Tiranë23. Kamëz24. Vorë25. Konispol26. Durrës27. Krujë28. Mirditë

Afati për dorëzimin është deri sot në mbylljen e orarit zyrtar. Nëse deri atëherë nuk do të ketë përgjigje, Kryetari i Komisionit Alibeaj dekalroi se të gjithë do të ndiqen penalisht për shkelje detyre, një masë që e parashikon ligji për komisionet hetimore.

“Nëse në orën 160.00 të ditës së sotme pas kontrollit që sekretaria do të bëjë në protokollin e Kuvendit do të rezultojë që ka ende përgjigje të paardhura, do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës, nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë së paku të reagojmë për të paraqitur kallzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor “, tha Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re