Linja ajrore amerikane United Airlines njoftoi se ka nisur procedurat për të përjashtuar nga puna 593 punonjës të cilët kanë refuzuar të vaksinohen kundër koronavirusit (COVID-19).
Në një e-mail nga drejtuesit e kompanisë drejtuar punonjësve thuhet se ky ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë, por që ata duhej të garantonin sigurinë e ekipeve të tyre.
United Airlines, kompania kryesore ajrore në SHBA, e cila e ka bërë të detyrueshme që të gjithë punonjësit e saj në vend të vaksinohen kundër COVID-19, gjithashtu deklaroi se e kanë shtyrë planin për pushime të papaguara nga 2 tetori në 15 tetor për shkak të një padie në vazhdim.
Kompania me mbi 67 mijë punonjës tha se 99 për qind e punonjësve tashmë kanë përfunduar vaksinimin, duke shtuar se personat që do të përjashtohen nga puna përbëjnë 1 për qind.
Në fillim të gushtit, United Airlines vendosi të pushojë punonjësit e pavaksinuar, më së voni deri në pesë javë pasi vaksina mori miratimin e plotë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).//AA
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb