TIRANË– Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat për të folur lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese. Pasi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, Basha iu rikthyer me urgjencë telefonit, me një buzëqeshje në fytyrë.

Pas disa minutash, gazetarët e pranishëm nisën të visheshin për t’u larguar nga dhomë për mediat, por janë vënë re nga Basha.

Pasi i pyeti përse nuk kishin dalë akoma, gazetarët iu përgjigjën se për ta respektuar kishin vendosur që të prisnin që të dilte ai para. Arsyetimit të tyre, kreu i opozitës i është përgjigjur me batutë.

“Po pse po prisni që të largohem unë? Po unë s’largohem, jam në parti. Po të doni rrini edhe ju!”-tha Basha. 

Lulzim Basha në konferencën urgjente ka hedhur akuza kundër Ramës. Basha u shpreh se Rama po tenton kapjen e Kushtetueses, pasi ka frikë nga vendimi që kjo gjykatë do marrë për ‘30 qershorin’. Kreu i PD u bëri thirrje ndërkombëtarëve të qartësojnë pozicionin e tyre dhe të reagojnë për deklaratat e Ramës. Numri një i opozitës u shpreh se PD dhe aleatët janë për vijimin e Reformës në Drejtësi dhe Zgjedhores

(k.m/dosja.al )

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko