Forcat e regjimit të Bashar al-Assadit, duke djegur mijëra hektarë fusha me grurë me metodën e sulmit të emëruar si “bomba urie”, synojnë të parandalojnë fermerët të marrin të korra dhe të vdesin nga uria dhjetëra mijëra civilë në Idlib, Halep dhe Hama.

Duke folur për (AA), kryetari i këshillit lokal të qytezës Kaston të Hamas, Midyen Al Hussain, tha se regjimi shkaktoi dëme të mëdha duke djegur fushat e grurit, të cilat janë burimi i vetëm i jetesës për njerëzit e rajonit, me armë tokë-tokë.

“Regjimi i Assadit, duke shkelur armëpushimin, dogji 2.500 dekarë fusha gruri në sulmet e tyre”, tha Al Hussain.

Al-Hussain theksoi se fermerët, fushat e të cilave u dogjën, filluan të kërkojnë punë në tokat bujqësore për të vazhduar jetën e tyre.

“Ose, fermerët filluan të presin pako ushqimore në çadra të improvizuara”, shtoi ai.

Fermeri Haled Abu Ahmed, i cili u kthye në fshatin e tij pas marrëveshjes së armëpushimit midis Turqisë dhe Rusisë në Idlib në mars 2020, deklaroi se regjimi i Assadit shpesh shkel armëpushimin dhe djeg të korrat e tij në fshatin Dukmak që gjendet në zonën rurale perëndimore të Hama-s.

Duke thënë se regjimi i Assadit vazhdon të sulmojë herë pas here tokat bujqësore, Abu Ahmed tha se “Regjimi dogji rreth 400 hektarë fusha gruri në fshatin Dukmak. Fermerët shuan zjarret në fusha me traktorët e tyre”.

Ai theksoi se fusha e tij u dogj gjithashtu në sulmet e regjimit, duke shtuar se fermerët korrin të korrat e tyre para sezonit nga frika se regjimi do të shënjestrojë fushat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re