Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë pranë familjes së Selman Menës, të cilit, regjimi komunist i pushkatoi 10 pjesëtarë të familjes.

Basha shprehet se Partia Demokratike është përgjegjëse për përfaqësimin e ish-të përndjekurve politike përmes programit të tij.

“I nderuar të isha për vizitë në familjen e Selman Mena, të cilit regjimi komunist i pushkatoi 10 pjestarë të familjes, por ata prapë nuk ju dorëzuan.

Të persekutuarit politikë të diktaturës komuniste janë ashti i Partisë Demokratike. Qëndresa dhe sakrificat e tyre në ditët më të errëta të historisë sonë, mbizotërojnë mbi harresën më të cilën herë pas here politikat e gabuara kanë lënë këtë shtresë të shoqërisë sonë. Mirënjoja jonë e pakufishme ndaj çdo të përndjekuri, familjari dhe çdo pasardhësi, do të përcillet në aksionin tonë politik përmes akteve konkrete që mbyllin hendekun e madh mes fjalës dhe veprave, që për shumë gjatë kanë mbizotëruar ndaj të persekutuarve. Është përgjegjësia e Partisë Demokratike të përfaqësojë të përndjekurit, me programin dhe ekipin tonë, duke qenë instrumenti i tyre për të çuar përpara amanetin e atyre që sakrifikuan çdo gjë për demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë europiane”, shkroi Basha në një postim Facebook

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko