Kreu i PL, Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët në Shkodër tha se përpjekjet e qeverisë së Edi Ramës për të tjetërsuar votën në zgjedhjet e 14 majit do të ndëshkohet nga shqiptarët.

Meta tha se edhe socialistët do e ndëshkojnë ‘Rilindjen’, pasi i ka marrë partinë dhe qeverisjen e vendit përmes grabitjes dhe se ndëshkimi i saj do vijë me votë.

“Opozita është tepër e ndërgjegjshme për përpjekjet e regjimit mafioz për të tjetërsuar votën e shqiptarëve, kemi marrë masat në terren dhe për procesin e 14 majit, tentativat do ndëshkohen me votë në qendrat e votimit. Edhe socialistët e heshtur që nuk e durojnë dot më pushtetin e bandave në partinë e tyre dhe qeverisjen e vendit, e shikojnë ndëshkimin me votë si mënyrë për të marrë partinë që ia kanë grabitur. Opozita ndodhet në pozitë pozitive dhe premtuese, për të vendosur transparencë në bashki pas 14 majit, dhe do të ecim drejt referendume lokale për të marrë mendimin e qytetarëve”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re