Regjimi sirian njoftoi kryerjen e një shkëmbimi të burgosurish me Izraelin të ndërmjetësuar nga Rusia, njoftoi agjencia e lajmeve e regjimit SANA.

“Po punohet për lirimin e qytetarëve sirianë të Golanit të okupuar sirian nga burgjet e okupatorit izraelit”, shkroi SANA.

Duke cituar burime anonime, agjencia tha se shkëmbimi i ndërmjetësuar nga Rusia “përfshin lirimin e dy sirianëve, Nihal Al-Maqt dhe Dhiab Kahmuz, në këmbim të një vajze izraelite, e cila u arrestua nga autoritetet siriane pasi ajo hyri gabimisht në rajonin Quneitra në territorin sirian”.

Autoritetet izraelite ende nuk janë prononcuar lidhur me lajmin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re