Ndërsa denoncimet nëpërmjet rrjeteve sociale s’po i lënë radhë njëra-tjetrës, një tjetër vjen nga Elma Doresi. Regjisorja e njohur publikoi një video nga një situatë e vështirë që kaloi një ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tregon se është ndjekur nëpër Tiranë nga një makinë “Audi” i zi. Regjistroja shprehet se nuk e njeh personin që po e përndiqte, por për pak ka rrezikuar të bënte ndonjë aksident.

Ajo shprehet se çështja i ka kaluar Prokurorisë, ku po bëhen verifikimet e duhura.

Duke parë videon dhe më kapën të dridhurat sërish… Dje pasdite kjo makinë që shikoni në video, ‘Audi’ i zi, mu vu nga pas.

Natyrisht në disa raste desh u bë dhe burim aksidenti për mua duke më bllokuar rrugën disa herë, derisa me bllokoi rrugën pas tentativës së katërt. Nuk e njoh mbi të gjitha dhe nuk di qëllimin.

Natyrisht me çfarë po ndodh me kapi disi frika dhe tani materialet i kaluan organeve kompetente përfshirë targën”, shkruan regjisorja në “Facebook”.

Elma Doresi njihet si një personazh që ngre shpesh zërin për problemet lidhur me çështje të fushës së artit ose jo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re