Artan Minarolli (13 maj 1958 – 31 dhjetor 2015) ishte një regjizor shqiptar. Mbaroi gjimnazin Sami Frasheri ne Tiranë në vitin 1977. Studioi në Akademinë e Arteve, dega dramë në 1982.

Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio. Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë. Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos.

Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996. Artan Minarolli ishte drejtor i Arkivit të Filmit. U nda nga jeta në mënyrë të papritur në Tiranë më 31 dhjetor 2015.

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re