Skip to content

Regjisori kanadez, Paul Haggis, ndalohet në Itali për ngacmim seksual

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Autori filmik, fituesi i Çmimit Oscar, skenaristi dhe producenti Paul Haggis, është ndaluar në një qytet në jug të Italisë me akuzat për ngacmim seksual të një gruaje.

Producenti 69-vjeçar, gjatë dy ditëve të qëndrimit të tij në qytetin Ostuni në rajoni Puglia detyroi një shtetase të huaj të kryente marrëdhënie seksuale, e cila më pas e denoncoi atë në polici. Haggis u arrestua, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Më tej, njoftohet se Haggis, i cili erdhi në Ostuni për festivalin e filmit “Allora Fest”, gjatë gjithë hetimit do të jetë në arrest shtëpiak.

Haggis edhe më herët është përballur me akuza për ngacmim seksual në dy incidente të ndara në vitet 2013 dhe 2018.

Ai është fitues i Çmiit Oscar për “filmin më të mirë” dhe “skenarin më të mirë” në vitin 2006 për filmin e tij autorial dhe si regjisor “Crash”.
Burimi: AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë