Kina i ka ndarë me vonesë të dhënat e hershme rreth koronavirusit. Kështu thuhet në disa regjistrime të brendshme të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas një hetimi të kryer, Pekini vonoi për disa javë me radhë për ti dhënë OBSH-së informacione të hollësishme mbi pacientët dhe rastet në një moment të rëndësishëm kur epidemia mund të ishte ngadalësuar.

Një regjistrim i marrë nga Associated Press nga java e dytë e janarit zbuloi se epidemiologët amerikanë dhe drejtuesja teknike e OBSH-së për Covid-19, Maria Van Kerkhove, kuptuan se po merrnin informacione shumë minimale, gjë që nuk ishte e mjaftueshme për të bërë planifikimin e duhur.

Një regjistrim i dytë tregon një zyrtar të lartë të OBSH-së në Kinë, Dr. Gauden Galea, duke u ankuar se organizatës po i jepej informacioni ’15 minuta para se të shfaqej në CCTV [transmetuesi shtetëror i Kinës].

Këto regjistrime janë bërë në një kohë kritike, herët në jaanr kur në Kinë ishin regjistruar më pak se 100 raste me virusin korona. Nga fundi i muajit, kur numri i rasteve ishte rritur në pothuajse 10,000, OBSH shpalli emergjncë globale shëndetësore. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re