Aplikimet për regjistrimin e femnijeve ne çerdhet publike të Tiranës nisin më 5 qershor dhe do te zgjasin nje jave. Drejtuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Zhaneta Beqiri shpjegon procedurat që duhet të ndjekin prindërit.

“Të gjithë prindërit paraqiten në ambientin e çerdhes të njësisë se tyre bashkiake dhe bëjnë aplikimin. Duhet të kenë me vete dy vërtetime të punës, certifikatën e fëmijës dhe atë familjare”.

Edhe këtë vit, disa kategori do të kenë prioritet.

“Jane femijët me nevoja të vecanta. Fëmijë të prindërve me nevoja të vecanta, fëmijë të prinderve qe trajtohen me ndihme ekonomike. Fëmijë që kanë statusin e jetimit, dhe femije që vijnë nga familje moniprindërore”.

Ndërsa regjistrimet për kopshtet bëhen nga data 13 deri në 23 qershor. Risi ka për fëmijët që kanë frekuentuar cerdhen gjatë këtij viti dhe që mbushin 3 vjec deri në 15 shtator.

“Per te gjithe ata qe marrin sherbimin per here te pare ne kopesht, bëjnë aplikimin me te njëjtin dokumentacion si ne cerdhe. Për fëmijet qe janë ne cerdhe, thjesht plotësohet një formular nga prindi dhe fëmija kalon automatikisht nga cerdhja në kopeshtin ku prindi ka shprehur deshirën”./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re