Nga data 21 gusht deri më 1 shtator, nis faza e dytë e regjistrimit në klasë të parë dhe të dhjetë.

Njoftimin për datat e regjistrimit në klasa të para dhe të dhjeta e bëri ministrja e Arsimit në një postim në rrjetet sociale.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator thuhet në njoftim.

Me ndryshimet në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe fëmijët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re