Analisti Skënder Minxhozi, gjatë intervistës me gazetarin Arlind Isa në Abc News, komentoi edhe lëvizjen e Ilir Metës për t’u regjistruar në KQZ. Minxhozi e sheh këtë si një lëvizje që i mbyll derën mundësisë së një koalicioni mes Ilir Metës dhe Sali Berishës për zgjedhjet e 14 Majit.

“Dje PL është regjistruar në KQZ duke i mbyllur rrugën teoritikisht, më është dukur një lëvizje që ka mbyllur derën e krijimit të një koalicioni mes Metës dhe Berishës por që do të kërkonte ekzistencën e një partie të re, të formuar me ngut nga Berisha që të bënte një koalicion me Metën.”

Pra, mbetet të shihet nëse kandidatët e Berishës, në rast se humbin gjyqin, do të kandidonin nën siglën e Partisë së Lirisë, apo nëse do të kishin një vendim tjetër të madh, të tërheqjes së Berishës nga zgjedhjet. Mbetet shumë pak kohë në mënyrë që humbësi të marrë masat që të jetë prezent në fushatë.

Kam përshtypjen se për atë që do të humbasë, pjesëmarrja do të jetë shumë e vështirë.”, tha Minxhozi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re