Beogradi është kritik ndaj qeverisë Kurti kur bëhet fjalë për pakicat serbe, por harron veprimet e veta me shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbahet regjistrimi i popullsisë. Shaip Kamberi denoncon se nëpër shtëpitë e shqiptarëve trokasin regjistrues serbë.

Në Luginën e Preshevës prej 1 tetorit ka nisur regjistrimi i popullsisë.

Mirëpo duket se Beogradi nuk po e harron zakonin e vjetër të persekutimit të shqiptarëve.

Për këtë deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se në Komunën e Medvegjës janë vetëm tre regjistrues shqiptarë të cilët dërgohen nëpër banesat e serbëve.

Regjistrimi i popullsisë për shqiptarët në Serbi po bëhet pas dy dekadave.

Kamberi thotë se duan që të ruajnë shifrat e censusit të fundit të vitit 2002.

Shqiptarët e Luginës nuk morën pjesë në regjistrimin e popullsisë që u organizua në vitin 2011, për shkak të mos respektimit të kërkesave të tyre.

Në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi që ka nisur ditën e shtunë, bëhet edhe regjistrimi i pronave.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re