Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar llogari kryebashkiakëve socialistë, për mospërfundimin e procesit të regjistrimit të tokave bujqësore, ndërsa i paralajmëroi ata se nuk do të kenë më fonde, në rast se nuk do të ketë performancë.

Rama tha se bashkitë nuk kanë asnjë justifikim të vlefshëm se pse nuk përmbyllin procesin e regjistrimit të tokave bujqësore, pasi të gjithë i kanë mjetet dhe njerëzit në dispozicion.

Rama:

Arsyeja e dytë që ju kam thirrur është zvarritja që i keni bërë procesit të regjistrimit të tokës bujqësore, kjo vonesë është tashmë e patolerueshme, sepse janë bërë të gjitha ato që duheshin bërë në aspektin legjislativ. Regjistrimi i tokës bujqësore është një sfidë historike, për të cilën ne jemi përgatitur për dy mandate rresht, tani duhet bërë. Ligji i ri tashmë është gati, ky proces nuk mund të bëhet pa regjistrin e hartave pranë zyrave të Kadastrës, që duhet të bëhet nga ana juaj.

Agjensia e Kadastrës ju është drejtuar dy herë me shkresë ju, vetëm 10% e bashkive e kanë kryer pjesërisht, vetëm 9 Bashki e kanë dorëzuar dokumentacionin, pjesa tjetër nuk kanë dhënë asnjë shenjë të lëxueshme që po merren me këtë punë.

Dua t’iu kujtoj këtu se Bashkitë kanë detyrimin që të mbledhin arkivat e trashëguara të ish-komunave, nuk e kanë bërë akoma derimë sot. O bëhet kjo, o nuk bëhet dot regjistrimi i tokës, për një dynja njerëz, që dalin nga shtëpia pa u gdhirë, e i lënë dhe i gjejnë fëmijët në gjumë, për të punuar kokën.

Një ekonomi nuk mund të zhvillohet kështu, ku pengohen shitjet e blerjet e tokës bujqësore. Argumentet që nxirrni ju janë sa të çuditshëm, po aq edhe të papranueshëm, jo po nuk disponojmë dokumentacionin, jo po formularët janë të amortizuar, jo po nuk kemi njerëz.

Dëgjoni këtu, kemi bërë reformën administrative, dhe një pjesë e bashkive kanë më shumë njerëz sesa duhet, janë kthyer bashkitë në hapësira për divergjenca, si gjithmonë është bërë, dhe si qeveria ka bërë të kundërtën duke përdorur fonde për pension në moshë të re. Fut në punë, jep një rrogë, pa asnjë lloj efekti financiar, njerëzit i keni aty, mjetet i keni aty.

Sot në Fier nuk ka një kanal, në gjithë atë Fier, megjithë atë intesitet prodhimi, ku të ketë bllokim kanalesh, pa tendera. Kanalet janë të pastra me mjetet që ka dhënë qeveria, në Lushnje kanalet jo vetëm që nuk janë të pastra, po bëhen edhe tendera për pastrimin e tyre. Asnjë prej jush nuk i ka ndezur llampat që të jetë 24 orë në krye të kësaj pune.

Nuk do të ketë fonde për bashkitë që nuk kanë performancë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re