Ndonëse qeveria ka bllokuar regjistrimin e pronave në bregdet, Ministria e Bujqësisë i bën apel fermerëve që të vijojnë me procedurat për t’u pajisur me titujt e pronësisë për tokat bujqësore. Numri dy i këtij institucioni thotë se janë rreth 6 mijë fermerë që kanë aktin e përdorimit të tokës por që do të duhet ta regjistrojnë.
 
Afati për të kryer këtë procedurë është deri në fund të vitit 2018. Pas këtij afati kush nuk e regjistron tokën bujqësore do të mund ta kryejë atë vetëm nëpërmjet gjykatave.
 
Qeveria është shprehur se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti do të krijohet Agjencia e Pronave, në përbërje të së cilës do të jenë edhe hipotekat, për t’i dhënë zgjidhje morisë së akteve ligjore që shoqërojnë procesin e lëshimit dhe regjistrimit të titujve të pronësisë në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re