Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, përmes një postimi në Tëitter ka zbuluar detaje mbi takimin e mbajtur mes saj dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Kim Shprehet se ata diskutuan mbi përgatitjet për zgjedhjet, identifikimin biometric, si dhe mori prej ministrit një sqarim në lidhje me regjistrimin e votuesve.

Gjithashtu ambasadorje u shpreh se për informacione të mëtejshme në lidhje me problematikën e ngritur të regjistrimit të votuesve, ministry Lleshaj do të japë shpjegime për opinionin public mbrëmjen e sotme gjatë një interviste në një studio televizive.

“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit.

Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.
Në pritje të sqarimit publik kur Ministri Lleshaj të shfaqet tek emisioni i Sokol Ballës në mbrëmje, plus sqarimin publik në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit”, shkruan Kim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re