Skip to content

Regjistrohen 16 raste të reja me COVID-19/ 259 të infektuar në total

Në 24 orët e fundit, janë zbuluar 16 raste të reja me COVID-19. Numri total i të infektuarve  në Shqipëri ka shkuar në 259. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve janë kryer 152 teste. Numri i viktimave vijon të mbetet i njëjtë: 15.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç. Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.”