Skip to content

Regjistrohen dy raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Sarandë dhe Delvinë

Dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar në Sarandë dhe në Delvinë.

Gazetari Joljo Dine raporton për “Balkanweb” se në Delvinë, rezultoi pozitive me Covid-19, një e re 25-vjeçare.

Ajo është punonjësve e Bashkisë, që kishte qenë në Tiranë për një seminar.

Ndërkohë, në Sarandë ka rezultuar pozitive me Covid-19 një e moshuar nga fshati Leshnicë, Bashkia e Finiqit.