Në Shqipëri është identifikuar rasti i parë me fruth. Mësohet se fëmija që e ka tashmë fruthin kishte ardhur nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar ndaj fruthit.

Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive.

Instituti i Shëndetit Publik ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar.

Mjekë dhe ekspertë të ISHP bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re