Policia e Shkodrës ka nisur  procedim penal  për veprën penale “shpërdorim detyre” për përgjegjësin e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar në Tamarë, Malësi të Madhe.

Rasti u transmetua nga nje televizion investigativ, ndërsa 50-vjeçarja dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023-2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave  të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, që më datën 18.03.2024, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.

Kjo shtetase duke qenë përgjegjëse e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar, në Tamarë, dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023 – 2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re