Ndërtimi i Unazës së madhe dhe rehabilitimi i lumit Lana në Tiranë vijon të jetë një çështje e hapur për qindra qytetarë, banesat e të cilëve preken nga kalimi i kësaj gjurme.

Nga Farka, në zonën e Kodrës së Priftit, Paskuqan e veçanërisht në Astir, banorët kanë pasur protesta të vazhdueshme kundër prishjes së shtëpive, pa një marrëveshje të dakordësuar me ta.

Banorët e Astirit, një pjesë e mirë e të cilëve qënduan me muaj të tërë në rrugë, më mikrofonin e Fax Neës kanë sqaruar sërish sot pretendimet e tyre. Atas shprehen se rehabilitimi i Lumit Lana  po bëhet përmes një projekti të ndryshëm nga ai i miratuar në KKRT.

Sipas banorëve, e gjitha kjo bëhet për të mos cënuar një sipërfaqe prej 4 hektarësh tokë, ku pritet që të ndërtohen kulla, e për pasojë shembjen e rrezikojnë banesat e tyre.

“Dje është zhvilluar një takim gjoja nga projekti i rehabilitimit të lumit Lana, rastësisht e morëm vesh këtë, dhe shkuam te njësia bashkiake, aty ishin dy zonja, një përfaqësuese e bankës së investimeve, dhe një e Bashkisë së Tiranës, ku takimet ishin organizuar në grupe të vogla.

Është miratuar një projekt në 2015 për rehabilitimin e lumit Lana, por Bashkia e ka ndryshuar. Belinda Balluku në fushatë tha se nuk do të kishte devijim të shtratit të lumit Lana. Nëse nuk do të devvijohej projekti do të shembeshin 50 banesa dhe jo 400 që do të hidhen tashmë në lumin Lana.

Ata që financojnë projektin e Kullës, e kanë detyruar Bashkinë që të devijojë shtratin e lumit, devijimi nuk ka pse të ndodhë, e gjitha kjo bëhet vetëm për një pronë privat. Unë kam pasur një takim individual me Mond Begon, dhe më tha se ishte tërhequr. Devijimi po ndodh vetëm për këtë pronë prej 4 hektarësh tokë.

Përfaqësuesja e bankës, tha që kishte ardhur të tregonte mënyrën e dëmshpërblimit. Sipas tyre do të ishte 600 mijë lekë dëmshpërblimi për metër katrorë, e gjitha kjo ka qenë në kuadër të llafeve. Asnjë familje në zonën e Unazës së Re nuk ka përfituar bonus qeraje. U bëj thirrje që të organizohen”, shprehen banorët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re