Skip to content

Rehabilitohet aksi Vlorë – Radhimë

Shumë shpejt aksi Vlorë – Radhimë do të jetë gati për pushuesit që do të zgjedhin bregdetin e jugut për të kaluar pushimet verore.
 
Autoriteti i Rrugëve ka nisur punën për rehabilitimin e këtij aksi, i cili prej kohësh ishte kthyer në shqetësim për kalimtarët dhe banorët e zonës.
 
Problemi më serioz ishte rrëshqitja e rrugës për shkak të ujërave që rrjedhin  nga kodrat. Kjo situatë ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.
 
Topografi  Hysen Trungu thotë se këto ujëra do të disiplinohen dhe do të kalojnë poshtë rrugës.
 
Rehabilitimi i aksit nacional që të çon drejt jugut të vendit do të përfundoje brenda këtij muaji.