1300 hektarë tokë bujqësore ne Zejmen te Lezhës shpëtojnë nga përmbytjet.

 

Ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi pa nga afër punimet që po kryhen në kanalin kryesor kullues ne këtë zone.

 

Investimi me vlere 5.5 milionë leke ka nisur qe në muajin mars dhe pritet të përfundojë javën e ardhshme. Çuçi theksoi se do krijohet një fond i veçante për tu përdorur ne rastet e emergjencave nga përmbytjet.

 

Ministri i Bujqësisë konfirmoi se së shpejti do të ketë ndërhyrje edhe ne disa segmente të shtratit të lumit Drin për te evituar problematikat e krijuara ne te shkuarën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re