16 janar- Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat po punojnë për mirëmbajtjen e murit rrethues pranë kishës së “Shën Kollit” në lagjen “Kala”.

Sipas DRTK-së, ndërhyrja po kryhet në anën e sipërme pranë kishës, të ndërtuar që në shekullin XVI.

“Pas konstatimit të problematikës, ku rrëzimi i murit rrezikon dhe kalimin e qytetarëve në këtë rrugicë, u morën masa dhe po vazhdohet me ndërhyrjen”, – shprehet DRTK.

Kalaja e Beratit është një ndër pikat turistike, e cila ka një numër vizitorësh që vjen gjithnjë në rritje. Ajo përbën një nga atraksionet turistike më të preferuara në Shqipëri për turistët e huaj dhe ata vendas.

Në brendësi të kësaj kështjelle ndodhen rreth 14 kisha të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar këtë kështjellë. Disa prej tyre janë: Kisha e Shën Triadhës, i përket fundit të shek. XIII dhe fillimit të shek. XIV. Në brendësi të saj ka afreske mjaft interesante. Pas kishës së “Shën Todrit” gjenden kishat e “Shën Kollit”, “Shën Kostandinit”, “Shën Helenës”, etj./k.s/ /a.a/

#td_uid_6_5e3c2c2e13413 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/mur4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_6_5e3c2c2e13413 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/mur1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_6_5e3c2c2e13413 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/mur2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_6_5e3c2c2e13413 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/mur3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 4

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re