Punimet për rehabilitimin e rrugës në hyrje dhe dalje të qytetit të Pogradecit do të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar në kontratë. Kreu i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro, tha se ndërhyrja ne ketë segment do te jete e plote.
 
Qendro siguroi se punimet ne rruge nuk do te ndikojnë ne sezonin turistik, megjithatë ai kërkoi mirëkuptimin e qytetareve për problemet qe mund te krijohen gjate një jave.
 
Veç aksit Pogradec-Lin është duke u punuar edhe në anën tjetër të qytetit në drejtim të Korçës. Falë një investimi nga Banka Botërore me vlerë 600 mijë euro, do të rehabilitohen rreth 2 km rrugë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re