Pas grumbullimit të disa futbollistëve të kombëtares dhe kandidat për këtë kombëtare madje dhe futbolist të kombëtares U21, trajneri Edi Reja ka shpallu sot listën zyrtare për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Lista me 29 futbollist përfshin futbollist nga skuadra e Europianit, si: Berisha, Hysaj, Mavraj, Xhaka, Abrashi, Sadiku etj. Ndërkohë pjesë e listës janë edhe futbollist të përfshirë nga Panuçi në kombëtare me emra, si: Ndoji, Balliu, Mihaj, Binaku madje edhe beratasi Uzuni që e gjen veten sërish në listë.

Por në sy bien mungesat e Strakoshës dhe Gjimshitit që mungojnë për arsye fizike ndërkohë përveç Alban Hoxhës asnjë futbollist tjetër i Partizanit nuk do të jetë pjesë e kombëtares në këtë grumbullim. Risi është rikthimi i Cikalleshit dhe Lenjanit por edhe grumbullimi i Marash Kumbullës. Ndrësa portieri i tretë do të jetë ai i Laçit, Gentan Selmanit.

Skuadra do të udhëtoj drejt  Frankfurtit për të vazhduar aty përgatitjet përpara nisjes drejt Islandës dhe më pas rikthimi në Shqipëri për të luajtur edhe sfidën ndaj Moldavisë. Prezantimi i parë i listës së Edi Rejës është mbyllur me një rrezim të tij, që në fund është mbyllur me sportivitet nga vet trajneri, se kjo do të ishte një penallti e pastër./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re