Shqipëria do të përballet me Islandën në transfertë (8 qershor) dhe Moldavinë në shtëpi (11 qershor) për eliminatoret e Euro 2020. Këto do jenë ndeshjet ku do të bëhet prezantimi i Edi Rejës në stolin kuqezi.

Trajneri i ri e ka nisur me një grumbullim ndryshe nga herët e tjera. Sot ka filluar etapa e parë e përgatitjes së këtyre dy ndeshjeve tepër të rëndësishme. Italiani ka vendosur të grumbullojë 10 lojtarë, të cilët kanë përfunduar sezonin me ekipet përkatëse dhe grupi do të plotësohet me 12 futbollist nga kombëtarja U21.

Trashi, Telushi, Mala dhe Hoxha janë ftesat nga Superiorj nga kampionët e rinj të Partizanit. Por katër janë edhe ftesat nga Maqedonia nga të cilët tre janë futbollist të kampionëve të konfirmuar të Shkëndijes dhe pjesë të skuadrës U21. Ndërsa stërvitja e parë do të zhvillohet sot në orën 17:00 dhe do të punohet një javë  me këta lojtarë në kompleksin Tropikal në Durrës.

Sipas lajmërimit të FSHF-së, stërvitja e fundit do të zhvillohet të shtunën paradite dhe Reja do të dalë të hënën e 27 majit në konferencë për shtyp, aty ku do të bëjë publike edhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat kundër Islandës dhe Moldavisë. Pas kësaj date do të mësohet edhe lista e plotë e kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme ndërsa skuadra do të udhëtoj drejt Gjermanisë ku do të vazhdoj edhe me përgatitjet përpara se të udhëtoj drejt Rejkjavikut./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re