Skip to content

Rekomandime dietike për fëmijë të shëndetshëm

femijet ushqyerja

Ja disa rekomandime dietike për të porsalindurit, fëmijët dhe adoleshentët për të promovuar shëndetin kardiovaskular.

Ushqyerja ideale per te  porsalindurit:

Ushqyerja me gji është ideale me nutrientë dhe e mjaftueshme për të mbështetur rritjen optimale dhe zhvillimin në 4-6 muajt e parë pas lindjes. Mundohuni të mbani ushqyerjen me gji rreth 12 muaj. Kalimi te burime të tjera të nutrientëve duhet të fillojnë në 4-6 muajt e parë për t’u siguruar që ka mikronutrientë të mjaftueshëm në dietë.   Limitojeni lëngun diku rreth 113-170gr në ditë.

Mos i mbi-ushqeni të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël-pasi ato zakonisht mund të vetë-rregullojnë sasinë e kalorive që ato duan cdo ditë. Fëmijët nuk duhet të detyrohen për të mbaruar vaktet nëse nuk janë të uritur pasi shpesh varion marrja e kalorive nga vakti në vakt. Mundohuni t’i prezantoni ushqimet e shëndetshme dhe vazhdoni duke jua ofruar edhe nëse fillimisht i refuzojnë. Mos u jepni ushqime që nuk kanë vlera ushqimore thjesht sepse doni t’i siguroni kaloritë e mjaftueshme.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Ju rekomandoj këtë model:

-Energjitë (kaloritë) duhet të jenë të përshtatshme për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin ose për të mbajtur të stabilizuar peshën ideale të trupit.

-Hani ushqime që janë me sasi të ulëta të yndyrnave të saturuara, yndyrnave trans, kolesterolit, kripës dhe sheqernave të shtuar.

-Mbani marrjen e yndyrnave ndërmjet 30-35 % të kalorive për fëmijët 2-3 vjec dhe 25-35% të kalorive për fëmijët dhe adoleshentët 4-18 vjec, duke kuptuar që shumë prej yndyrnave vijnë nga burime si acidet yndyrore të poliunsaturuara dhe monounsaturuara, si peshku, arrat dhe vajërat vegjetalë.

-Zgjidhni ushqime të shumëllojshme për të marrë sasinë e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe nutrientëve të tjerë.

-Konsumoni sasinë e nevojshme të kalorive për të mbajtur peshën e shëndetshme për gjatësinë dhe zhvillimin tuaj. Fëmijët duhet të jenë aktivë fizikisht për të paktën 60 minuta në ditë.

-Shërbeni drithëra të plota/ bukë me sasi të larta fibrash dhe drithërat në vend të produkteve të rafinuara të grurit. Kërkoni “për drithëra të plota” si pëbërësin kryesor në etiketat e ushqimeve dhe të paktën gjysmën e racioneve zvëndësojeni me drithëra të plota.

Sasia e rekomanduar e drithërave varion nga 57 gr në ditë për një fëmijë 1-vjecar, te 198 gr në ditë për një fëmijë 14-18 vjec.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

-Shërbeni një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh, ndërkohë që limitoni marrjen e lëngjeve. Cdo vakt duhet të përmbajë të paktën një frut ose perime. Sasia e rekomanduar për fëmijët varion nga 1 kupë në ditë, ndërmjet moshës 1-3 vjec, te 2 kupa për një djalë të moshës 14-18 vjec. Sasia e rekomanduar e perimeve varion nga ¾ e kupës në ditë në moshën 1 vjecare dhe 1-3 kupa për një djalë 14-18 vjec.

-Rregullisht konsumoni peshkun. Por shmangni peshkun e skuqur që tregtohet.

-Shërbeni ushqime bulmeti me yndyrna të ulëta dhe pa kalori. Për moshat 1-8 vjec, fëmijët duan 2 kupa qumësht në ditë. Fëmijët në moshat 9-18 vjec kanë nevojë për 3 kupa.

-Mos mbi-ushqeni. Kaloritë e llogaritura që u nevojiten fëmijëve variojnë nga 900 në ditë për një djalë 1-vjecar dhe 1800 kalori në ditë për një vajzë 14-18 vjec dhe 2200 kalori për një djalë 14-18 vjec.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Ky model ushqimor mbështet rritjen normale të fëmijëve dhe zhvillimin e tyre. Siguron totalin e nevojshëm të energjisë dhe ju njeh me vlerat ditore të rekomanduara për të gjithë nutrientët lidhur me fëmijët dhe adoleshentët ku përfshihet hekuri dhe kalciumi.

Rekomandime dietike për fëmijët 1-3 vjec

1 vjec 2 -3 vjec
Kaloritë
Kilokaloritë në ditë (kcal/d)
900 kilokalori 1000 kilokalori Kaloritë e përllogaritura janë të bazuara në një stil jete sedentar. Rritja e aktivitetit fizik kërkon kalori shtesë: nga 0-200 kilokalori nëse jeni fizikisht aktivë në mënyrë të moderuar dhe 200-400 kilokalori/ ditë nëse jeni fizikisht tepër aktivë.
Yndyrë 30-40% 30-35%
Qumësht/bulmet 2 kupa 2 kupa Qumështi i listuar është pa yndyrë (me përjashtim të fëmijëve në moshën 2-vjecare).  Nëse 1%, 2% ose qumështi me yndyrë zvëndësohet kjo përdoret për cdo kupë, 19, 39 ose 63 kilokalori të kalorive diskrecionale dhe shton 2.6, 5.1, 9 gr të yndyrnave totale nga e cila 1.3, 2.6 ose 4.6 gr janë yndyrna të saturuara.
Për një fëmijë 1-vjec, kalkulimet janë të bazuara në qumësht  me 2% yndyrë. Nëse 2 kupa me qumësht zvëndësohen, 48 kilokalori të kalorive diskrecionale do të përdoren.
“The American Academy of Pediatrics” rekomandon që qumështi me yndyrna të ulëta ose të reduktuara most ë fillohet përpara moshës 2 vjecare.
Mishi dhe fasulet 42 gr 58 gr
Fruta 1 kupë 1 kupë Masat janë ¼ e kupës për 1 vit moshë, 1/3 e kupës për 2-3 vjec, dhe ½ e kupës për fëmijë 4 vjec e më të mëdhenj.
Perime 3/4 e kupës 1 kupë Masat janë ¼ e kupës për një fëmijë 1 vjecar, 1/3 e kupës për 2-3 vjec, dhe ½ e kupës për fëmijë 4 vjec e më të mëdhenj. Një shumëllojshmëri perimesh duhet të zgjidhen gjatë javës.
Drithëra 57gr 85 gr Gjysma e drithërave duhet të jetë e plotë.

 

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Rekomandime dietike për fëmijë të moshës  4-18  vjec


4- 8 vjec
9 – 13 14 -18 vjec
Kalori
Kilokalori në ditë (kcal/d)
Kaloritë e përllogaritura janë të bazuara në një stil jetese sedentary. Rritja e aktivitetit fizik kërkon kalori shtesë: 0-200 kilokalori në ditë nëse jeni fizikisht aktiv në mënyrë të moderuar, dhe 200-400 kilokalori nëse jeni tepër aktiv. Për të rinjtë 2 vjec e sipër, të marra nga tabela nr.2, tabela nr.3, dhe Appendix A-2 të
“Dietary Guidelines for Americans (2005);” http://ëëë.healthierus.gov/dietaryguidelines. Nutrientët dhe kontributet e energjisë të secilit grup janë të llogaritura sipas nutrientëve të ushqimit të secilit grup. (Prsh mishrat e butë dhe quështi pa yndyrë).
Femrat 1200 kilokalori/ditë 1600 kilokalori/ditë 1800 kilokalori/ditë
Meshkujt 1400
kilokalori/ditë
1800
kilokalori/ditë
2200
kilokalori/ditë
Yndyrë 25% – 35% 25% -35% 25% -35%
Qumësht/Bulmet 2 kupa 3 kupa 3 kupa Qumështi i listuar është pa yndyrë ( me përjashtim të fëmijëve nën 2 vjec)
Nëse 1%, 2% ose i gjithë qumështi me yndyrë është zvëndësuar do të përdoret për secilën kupë, , 19, 39, ose 63 kilokalori në ditë nga kaloritë diskrecionale dhe shton 2.6, 5.1,ose  9.0 gr të yndyrës totale nga e cila 1.3, 2.6, ose 4.6 gr janë yndyrna të saturuara.
Mishra / Fasule
Femra 85 gr 142 gr 142 gr
Meshkuj 113 gr 142 gr 170 gr
Fruta Masa është ½ e kupës për fëmijët 4 vjec e më të mëdhenj.
Femra 1.5 kupë 1.5 kupë 1.5 kupë
Meshkuj 1.5 kupë 1.5 kupë 2 kupa
Perime Masa e porcioneve është ½ e kupës për fëmijët 4 vjec e më të mëdhenj. Një shumëllojshmëri perimesh nga seicli grup duhet të zgjidhen.
Femra 1 kupë 2 kupa 2.5 kupa
Meshkuj 1.5 kupë 2.5 kupa 3 kupa
Drithëra Gjysma e drithërave duhet të jenë të plota.
Femrat 113 gr 142 gr 170 gr
Meshkuj 142 gr 170 gr 198 gr

 

/shkollaeshendetit.com