Subscribe

Nevoja e lartë për financim në fushën e bujqësisë ka bërë që numri i aplikimeve për të përfituar fondeve të kalojë përtej parashikimeve. Në 25 janar u mbyllen aplikimet për fondet e programit IPARD 2, me një shumë financimi prej 30 mln euro.

“Deri më tani kemi patur 360 aplikime në total. Ne e konsiderojmë këtë thirrje të suksesshme pasi duke parë situatën në vitin e kaluar pritshmëritë tona ishin për 150 aplikime, por niveli ka qenë i lartë edhe pse këto fonde ishin të dedikuara për dy masa, kryesisht për ferma dhe  sektorin agropërpunues”, thotë Frida Krifca, drejtore e AZHBR

Tashmë pritet që dosjet të kalojnë për verifikim për të parë sa prej tyre do të përzgjidhen për të lidhur kontratat, ku investimet e mëdha pritet të jenë në filtër.

“Për sa i përket investimeve të vogla si ç’janë blerja e një traktori apo ne operojmë brenda pak kohësh në lidhje kontrate, por investimet e mëdha që kanë të bëjnë me verifikim të çmimeve dhe kostove na duhet pak më shumë kohë dhe kjo mendoj se është themra e akilit për punën tonë, me qëllim mbylljen në kohë të tyre.”

Por në total nga porgami i IPARD janë rreth 500 kontratë që do të lidhen çka janë një injektim i rëndëishëm në ekonomi dhe kryesisht në sektorin e bujqësisë.

“Në total nga fondi prej 90 mln euro i programit IPARD, me tre thirrje 1,2, 3 mendohet të lidhen 500 kontrata investimi.”

Me investimet që pritet të nisin nga ky program si dhe me skemën e naftës pa taksa, gjatë këtij viti, bujqësia pritet të jetë ndër sektorët që do të udhëheqë rritjen.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko