Këtë vit, për herë të parë në histori, më shumë dënime me vdekje u kryen në Shtetet e Bashkuara sesa në të gjitha vendet e botës së bashku, sipas raportit vjetor të Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje me qendër në Uashington.

Pas një ndërprerjeje 17-vjeçare, Presidenti Donald Trump urdhëroi ekzekutimin e dënimit me vdekje në mënyrë të plotë, kështu që një rekord prej 10 ekzekutimesh u kryen në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020, më i shumti që nga viti 1800, raportoi AP.

“Kjo nuk është parë kurrë më parë. Ne as nuk shpresonim se diçka e tillë do të ndodhte dhe ndoshta do të duhet shumë kohë para se diçka e tillë të ndodhë përsëri, nëse do të ndodhë më përsëri,” tha Robert Dunham i Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje me qendër në Uashington.

Administrata Trump planifikoi tre ekzekutime të tjera në janar, para inaugurimit të Presidentit të sapozgjedhur Joe Biden.

Një nga ekzekutimet pret Lisa Montgomery, e cila u dënua për mbytjen me litar të 23-vjeçares Bobbie Jo Stinnett në 2004, që pastaj, me një thikë kuzhine i hapi barkun dhe nxori që aty një foshnje të palindur.

Ekzekutimi i Lisa Montgomery është planifikuar për 12 janar, dhe nëse dënimi zbatohet, ajo do të jetë gruaja e parë në gjashtë dekadat e fundit që do të ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re