Kosova vijon të shënojë shifra të larta infektimesh me koronavirus, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 241 persona.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se numri i viktimave ka shkuar në 150, ndërsa gjatë 24 orëve janë shëruar 142 të infektuar.

Njoftimi

143 TË SHËRUAR DHE 241 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.

143 TË SHËRUAR DHE 241 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Mercredi 22 juillet 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re