Një shifër rekord e infektimeve me koronavirus, është regjistruar në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Konkretisht, janë infektuar 33,470 persona, sipas të dhënave zyratare të qeverisë dhe kanë ndërruar jetë 595 të tjerë.

Kjo është shifra më e lartë e infektimve, që prej momentit kur në MB nisën testimet masive.

Ditën e djeshme, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në Europë, që kaloi 50 mijë fatalitete si pasojë e koronavirusit, që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht vendi gjendet në një izolim të dytë kombëtar, i cili nisi në 5 nëntor dhe do të përfundojë në 2 dhjetor, në përpjekje për të ulur numrin e infektimeve dhe për të evituar kolapsin e sistemit shëndetësor.

Gjatë periudhës së izolimit, janë mbyllur kafenetë, restorantet dhe sektori i shëbimeve, por vijojnë të qëndrojnë të hapura shkollat dhe universitetet. Qytetarët janë udhëzuar të punojnë nga shtëpia, në rastet kur një gjë e tillë është e mundur.

Pavarësisht lajmeve pozitive se një vaksinë e Pfizer dhe BioNTech ka treguar efektivitet deri në masën 90% ndaj koronavirusit, kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se vendi ende nuk është në fund të tunelit.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka lajmëruar se sistemi Shëndetësor po bëhet gati, që të nisë shpërndarjen e vaksinës që prej fillimit të dhjetorit, kur ajo të jetë aprovuar. Fillimisht vaksina do të merret nga punonjësit e shërbimit shëndetësor dhe personat e moshuar. Mbretëria e Bashkuar ka porositur 40 milionë doza nga vaksina e Pfizer dhe BioNTech.

Që prej fillimit të pandemisë, sipas shifrave të qeverisë, në Mbretërinë e Bashkuar janë konfirmuar 1.29 milionë raste të infektuar me koronavirus

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko