Euro po i afrohet nivelit të 110 lekëve. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, sot 1 euro këmbehet me 110.19 lekë dhe gjatë ditëve të fundit, monedha evropiane vetëm është zhvlerësuar në raport me lekun.

 

Euro njohu një forcim të lehtë vetëm në ditët e para pas mbylljes së fushatës elektorale, por më pas iu rikthye trajektores rënëse duke regjistruar nivelin më të ulët ndonjëherë.

 

Agjentët e tregut të këmbimit valutor vlerësojnë se nënçimi i euros do të vijojë edhe gjatë muajve të sezonit veror sepse priten flukse të mëdha të ardhurash nga emigrantët dhe turistët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re