Në Greqi, janë shënuar 790 raste të reja me koronavirus duke shënuar rekord infeksionesh ditore në shtetin fqinj.

Ndërkohë që 10 persona e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 574. Në 24 orët e fundit janë shëruar 272 pacientë.

Rajoni me më shumë të infektuar në 24 orët e fundit ishte Atikës me 227, ndjekur nga Selaniku me 181.

Aktualisht në intubim po trajtohen 84 qytetarë, ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 65-vjeç. Shumica e tyre janë burra dhe të moshës 70 vjeç e lart.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re