Situata e pandemisë vijon të jetë problematike në vendi tonë, ku numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm që pas daljes nga izolimi. Problematike shfaqet situata edhe në qytetin e Durrësit ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 15 persona. Përmes këtyre 15 rasteve të reja kemi 1 pushues të ardhur nga Kosova si dhe një sekretare të Universitetit të Durrësit, ISHP po bën gjurmimin e rasteve të kontaktit të këtyre personave. Theksojmë se numri i rasteve aktive në Durrës vijon të mbetet i lartë kuaktualisht numurohen 229 raste aktive.

Kihjtijmë se fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re