Reshjet ekstreme të shiut thyen rekorde këtë javë në një zonë të Italisë, që  njihet për klimën e saj të thatë, duke shkatuar përmbytje.

Të hënën ( 4 tetor) një stuhi  përfshiu  pjesën veriperëndimore të Italisë, duke sjellë reshje shiu që nuk janë regjistruar kurrë më parë në tërë Evropën, 742 milimetra për 12 orë.

Sasi e shiut që ra në 12 orë është më shumë se gjysma e sasisë tipike të shiut, që bie në rajon gjatë një viti të tërë.

Provinca italiane e Gjenovës, e njohur për bukuritë natyrore, u bë epiqendra e motit ekstrem të ditëve të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re