Më shumë se 1.000 vdesin nga virusi koronar në Kinë

Autoritetet thonë se numri i vdekjeve vetëm të hënën ishte 108, më i larti në një ditë të vetme që nga fillimi i shpërthimit.

Kina ka raportuar 108 vdekje të reja nga koronavirusi, numri më i lartë i vdekjeve në një ditë që nga fillimi i epidemisë në Wuhan vitin e kaluar.

Kështu,numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë arriti në 1.016 brenda mesnatës së së hënës, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Janë konfirmuar gjithsej dhe 2.488 infeksione të reja, duke rritur numrin e të infektuarve në 42.638.

Shumica e vdekjeve u raportuan në provincën Hubei, ku 103 njerëz vdiqën vetëm brenda një dite, përfshirë 67 të cilët vdiqën në kryeqytetin e provincës Wuhan.

Dy zyrtarë të lartë shëndetësorë në provincë – Zhang Jin, i cili ishte sekretar partie i Komisionit Shëndetësor në Hubei dhe Ling Yingzi, i cili ishte drejtor i Komisionit Shëndetësor Provincial Hubei – u pushuan nga postet e tyre, njoftojnë mediat shtetërore pasi Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi institucionet shëndetësore në Pekin.

Në paraqitjen e tij të parë në publik që nga fillimi i shpërthimit, Xi veshi një maskë dhe kontrolloi temperaturën e tij gjatë vizitave te mjekët dhe pacientët në kryeqytet.

Organizata Botërore e Shëndetit vuri në dukje se 168 laboratorë në të gjithë botën aktualisht po kryejnë teste për të gjetur një kurë për këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re